15:36 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bebe shfaqet e sfilitur: Jam lodhur nga ky infeksion…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka treguar së fundmi se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit.

Bebe ka shfaqur me anë të një video në rrjete sociale gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet, duke shtuar se mezi merr frymë.

“E sëmur dhe e lodhur nga ky infeksioni i sinusit”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së publikuar.

Sakaq, ky infeksion është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe shoqërohet me simptoma të tilla si: ethe, dhimbje koke, temperaturë.