75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / MSH

Bebe shfaqet në emision si gjethe kanabisi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, tiulluar “Bebe”.

Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.

Së fundmi, Bebe ishte e ftuar në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”.

Ajo është shfaqur me një kostum plot xixa, e veshur si gjethe kanabisi.

Këtë ‘look’, Bebe thotë se e kishte pasur në mendje qysh prej kohësh.