75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 03 Qershor 2025 / Burim

Bebet e vitit 2024 në Kosovë: Djemtë në epërsi ndaj vajzave

Më shumë djem sesa vajza janë lindur në vitin 2024 në vendin tonë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet që kanë ndodhur në vitin e kaluar.

Theksohet se në vitin 2024 janë regjistruar gjithsej 31,717 lindje – brenda dhe jashtë Kosovës, ndërkaq prej kësaj shifre vetëm në Kosovë janë lindur 21,487 foshnje, nga të cilat 11,115 ishin djem (51,7%) dhe 10,372 ishin vajza (48,3%).

Burimi i të dhënave raportohet të jetë Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.