Beckham e puthë sërish vajzën në buzë, kjo shkakton polemika te fansat
Ylli anglez David Beckham është shumë i lidhur me vajzën e tij 7 vjecare Harper.
Vitin e kaluar ai postoi një fotografi duke e puthur vajzën e tij në buzë, foto e cila është kritikuar shumë nga fansat e tij, përcjellë Indeksonline.
Por si duket atij nuk i bëhet vonë për kritikat e tyre pasi që ai është shfaqur prap në një video duke e puthur vajzën e tij në buzë gjatë pushimeve në Florida ku po qëndron së bashku me familjen.
Video është postuar nga gruaja e tij Victoria, në Instagram.

