Beckham kërkon ta punësoj Gattuson në Amerikë
Gennaro Gattuso vijon të jetë i papunë, që pas shkarkimit nga Milani. Opsione të ndryshme kanë dalë në skenë për të, por deri tani asgjë konkrete.
Flitet se ai mund të jetë pasuesi i Halilhodzic tek Nantes, por mund të jetë edhe pasuesi i ish-interistit Walter Zenga.
Ndërkohë “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se David Beckham ka kontaktuar ish shokun e skuadrës dhe i ka kërkuar që për sezonin e ardhshëm të bëhet gati të marrë drejtimin e klubit të tij, Inter Miami në MLS.
Tani është në dorë të Gattuso për të vendosur nëse do të vijojë karrierën në Amerikë dhe nëse do bie dakord për kushtet e punës me ish-mesfushorin legjendar të Anglisë.