Beckham: Messi është një nivel mbi Ronaldon

David Beckham ka komentuar “rivalitetin” në mes Messit dhe Ronaldos duke i vlerësuar të dy futbollistët.
Beckham ka thënë që Messi është një nivel mbi Ronaldon, transmeton IndeksOnline.
“Ai është i vetëm në klasin e tij si lojtar, është e pamundur që të ketë një tjetër si ai”, tha Beckham.
Po ashtu Beckham tha që të dy futbollistët janë mbi të tjerët, janë më të mirë se futbollistët e tjerë./IndeksOnline/.