08:48 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Beckham në lot pas golit të parë të Messit në Inter Miami

Lionel Messi ka debutuar me gol te skuadra amerikane Inter Miami.

“Pleshti” shënoi një supergol nga goditja e dënimit në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i sjellur fitoren Inter Miamit ndaj skuadrës meksikane Cruz Azul, shkruan IndeksOnline.

Ky gol i Messit ka emocionuar legjëndën e futbollit, David Beckam, i cili shpërtheu në lot.

Ish-futbollisti i Manchester United tani %shtë pronar i klubit amerikan dhe padyshim që i është gëzuar golit të Messit dhe fitores së Inter Miamit./IndeksOnline/