75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / G T

Beckham një legjendë e vërtetë, u solli mjaltë analistëve të “CBS Sports”-it

Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje me formatin e ri të UEFA Champions League dhe si gjithmonë vëmendja e madhe shkon në emisionin më të mirë për këtë kompeticion, ai i “CBS Sports”-it me Thierry Henry, Kate, Carragherin dhe Richardsin.

Por, mbrëmë mysafir i veçantë dhe i befsishëm në këtë emision, ishte legjenda e futbollit anglez, David Beckham, shkruan Indeksonline

Beckham nuk kishte ardhur duar thatë në këtë emision, ai solli disa dhurata për të pranishmit.

Fillimisht ish-mesfushori i Manchester Unitedit ia dhuroi një fanellë prezantueses, Kate Abdo dhe më pas legjendave të futbollit i kishte sjellë mjaltë.

Kujtojmë që kohëve të fundit, Beckham është duke jetuar në një shtëpi në fshat dhe po merret me blegtori dhe bujqësi./Indeksonline/