Beckham po përgatitet t’ia “vjedh” Realit lojtarin më të mirë

E ardhmja e Sergio Ramos mund të jetë në SHBA.
Sipas AS, në fakt, David Beckham, ish-shok skuadre i kapitenit të Real Madrid, ka dëshirë ta marrë mbrojtësin tek Inter Miami verën e ardhshme.
Kontrata e Ramos do të skadojë pikërisht në fundin e këtij sezoni dhe Real Madrid nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovimin deri tani.
Për Sergio Ramos janë të interesuar edhe shumë skuadra tjera të Evropës. /IndeksOnline/
