75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / AR

Beckhamet rikrijuan veshjen e famshme në 25-vjetorin e martesës

Victoria dhe David Beckham postuan një foto në Instagram duke festuar 25- vjetorin e martesës së tyre. Me këtë foto ata rikrijuan veshjen e tyre shumë të famshme të dasmës.

Ata të dy janë të veshur me ngjyrë vjollce dhe kanë pozuar të ulur në fron, transmeton Indeksonline.

“Shiko çfarë gjetëm”, thuhet në përshkrimin e postimit, i cili numëron gati një milion pëlqime në Instagram.

Çifti bëri të pamundurën për të rikrijuar këtë veshje ikonike dhe imazhi u bë viral gjithandej./Indeksonline/