75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 17 Mars 2025 / S Z

Bedri Hamza arrin në Burojë, për ngushëllime te familja e ish-presidentit Thaçi

Familja e ish- presidentit Hashim Thaçi ka hapur sot dyert sot për ngushëllime pas vdekjes së babait të ish-presidentit  Haxhi Thaçi. Mysafirët të cilët po shkojnë për ngushëllime po i pret djali i ish-presidentit  Endrit Thaçi.

E për ngushëllime te familja e ish-presidentit Thaçi në Burojë të Skenderajt, ka arritur dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza./Indeksonline/