75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 17 Janar 2025 / S Z

Bedri Hamza do ta ndërtojë hekurudhën e kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.

Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e unazës së Prishtinës.

Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë-Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.

“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131 #MaMirë rritje, lëvizje, lidhje. Ky është zotimi im i tretë! ”, ka shkruar Hamza.

https://www.facebook.com/reel/2081315965638080