Bedri Hamza e shpall fitoren e Arian Tahirit, thërret për festë në Palestrën “Minatori”

Pas rezultateve të sondazheve për zgjedhjet komunale, ku Mitrovica del se ka fituar pa balotazh. Sipas sondazhit të publikuar në T7 prin bindshëm Arian Tahiri nga PDK me 58.3%. Pas tij është Faton Peci me 35.6%.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili ka falëndeuar qytetarët për siç thotë ai ‘faleminderit për fitoren e madhe’.
“Faleminderit për këtë fitore madhështore, Mitrovicë! Ju presim sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ka shkruar Hamza.