75 Mall Live Search
22:14 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Z S

Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës të fushatës së tij pozitive për kryeministër.

Më 8 shkurt, Hamza i ka ftuar qytetarët që të fillojnë të mblidhen nga ora16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Postimi i plotë:

“Qytetarë të dashur,

Jemi në ditët e fundit të fushatës sonë pozitive. Kemi dëshmuar se Kosova mundet ma mirë dhe tani jemi vetëm një hap larg nga fitorja jonë e përbashkët!

Këtë të shtunë, më 8 shkurt, ju ftoj të gjithëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ora 16:00 fillojmë të mblidhemi!

Shihemi të shtunën! Le ta bëjmë këtë mbrëmje të paharrueshme!