75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 23 Janar 2026 / P M

Bedri Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillimet në parti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka realizuar sot një vizitë në Drenas, ku u takua me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci.

Gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se janë diskutuar disa tema me rëndësi, përfshirë mbështetjen për familjet e prekura nga vërshimet, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të PDK-së, të cilat pritet të nisin gjatë pranverës.

“Ramiz Lladrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelësi i suksesit në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar Hamza.

Ai shtoi se gjatë takimit u dakorduan që të takohen sërish më 17 shkurt në Prishtinë, në marshin mbështetës për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.