Bedri Hamza infektohet me Covid-19 për herë të dytë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është infektuar për herë të dytë me Covid-19.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19.
Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal.
Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj!