75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / k.v

Bedri Hamza mban tubim në Drenas, pritet pjesëmarrje e madhe

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, do të mbajë sot një tubim me qytetarët e Komunës së Drenasit. 

Takimi do të zhvillohet në palestrën sportive “Hysni Jetullahu”, duke filluar nga ora 17:00. Ky tubim është pjesë e fushatës së PDK-së, ku Hamza pritet të shpalosë programin e tij dhe prioritetet për qeverisjen e ardhshme. 

Pritet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe strukturave të partisë nga Drenasi, një komunë me një histori të gjatë mbështetjeje për PDK-në./IndeksOnline/