Bedri Hamza ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes.
Hamza, përmes një postimi në facebook është shprehur se ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër.
“Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot. Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër.
Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë. Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi.
Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Hamza./IndeksOnline/