Bedri Hamza: Pabesueshmëria e programit të Kurtit, na shtyen që të mos e votojmë

Bedri Hamza, shef i Grupit parlamentar të PDK-së ka komentuar para deputetëve programin qeverisës që prezantoj Kurti.
Ai ka folur në emër të PDK-së, duke thënë se Kurti nuk e ka prezantuar përbërjen e kabinetit të mandatarit, derisa ka thënë se një arsye se pse ata s’do ta votojnë Qeverinë e re është pabesueshmëria në program.
“Ne dëgjuam ekspozenë nga mandatari Kurti, por si deputetë nuk e përkrahim dhe programin s’mund ta diskutojmë deri ta kemi. Por, përtej kësaj, ne s’e pamë përbërjen e kabinetit të mandatarit.
Grupi parlamenetar i PDK-së, janë përgatitur dhe pas diskutimeve të deputetëve tanë, PDK-ja e ka qëndrimin e vet në raport se si do të votojmë dhe një element shtesë, një arsye që mua personalisht, por edhe deputetëve të PDK-së që të mos e votojmë Qeverinë është pabesueshmëria në ekspoze.
Premtimet që u dhanë në fushën e ekonomisë, nuk ka ekonomist që mund t’i akomodojë brenda buxhetit”.
Hamza tha se le të del një ekonomist brenda koalicionit dhe ta argumentojë nëse mundet kalkulimin e Kurtit./Indeksonline