75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / LB

Bedri Hamza: Personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje

Bedri Hamza sot i ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindër, familjarë dhe aktivistë të kësaj çështjeje.

Hamza ka thënë se zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë e tij.

Ai ka thënë se ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje.