Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin
Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të jetë kandidat për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shala do të garojë me PDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit, teksa kandidimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Bedri Hamza, shkruan IndeksOnline.
“Me shumë respekt, sot e prezantoj për deputet Prof. Ass. Dr. Muzafer Shalën, një profesionist të jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, duke përfshirë edhe shërbimin si Ministër i Inovacionit” ka shkruar Hamza.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Me shumë respekt, sot e prezantoj për deputet Prof. Ass. Dr. Muzafer Shalën, një profesionist të jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, duke përfshirë edhe shërbimin si Ministër i Inovacionit.
Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron në RIT Kosovo. Si themelues i British Gymnasium of Technology dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin digjital të Kosovës, ai përfaqëson vizion dhe profesionalizëm.
Me profesionistë të përkushtuar si Muzaferi, e ardhmja është premtuese.

