75 Mall Live Search
21:08 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Bedri Hamza ujit kopshtin në terasën e banesës, por mërgimtari e ka një kritikë për të (Video)

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ditën e sotme është parë teksa përkujdeset për kopshtin në terasën e banesës së tij.

Ai shihet duke ujitur të mbjellat, por një mërgimtar nga Finlanda ka një kritikë për të.

Për Indeksonline ai shpreh shqetësimin pasi poshtë objekteve, ka mbeturina të shumta.

“Jam mërgimtar nga Finlanda, më bëri përshtypje kryetari Bedri Hamza në Mitrovicë këtu, derisa e ujite dhe rregullon kopshtin e terasës së vet, poshtë pallatit ku luajnë femijët bërllogu na mbuloj”, thotë ai.

Më poshtë pamje: