75 Mall Live Search
12:45 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bedri Istrefi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se Bedri Istrefi është emëruar ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi”, thuhet në njoftim./Indeksonline/