11:49 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Bedri Istrefi flet për suksesin e Vala Tv: 150 mijë shkarkime për një javë, 90.000 përdorues

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka dhënë shifra të larta të shkarkimit të platformës më të re televizive, Vala Tv.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues”.

Postimi i plotë i drejtorit të Telekomit në facebook:

“Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për të shkarkuar dhe përdorur platformën më të re televizive, VALA TV. Vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues. Shifrat flasin vet!”