75 Mall Live Search
13:34 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bedri Istrefi takon drejtorin e policisë, Rashit Qalajn

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, Rashit Qalaj me të cilin diskutuan për përmirësimin e punëve.

Istrefi theksoi se po i pret një vit i suksesshëm për forcimin dhe të ardhmen e vendit.

“Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj. Vullneti dhe gatishmëria për të përmirësuar çdo sektor të punës sonë, gjen edhe rrugën e duhur.

Po, vit i suksesshëm na pret. Jemi gati ta forcojmë besimin e ndërsjellë me qytetarin, në shtetin tonë, të ardhmen tonë!”, ka shkruar Istrefi.