BeerFest Kosova, dy ditët e para magjike, ju presin edhe dy ditë të tjera

Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, këtë vit ka ardhur me koncept, organizim të ri dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar prej 7 deri me 10 Korrik.
Dy ditët e para kanë qenë magjike, shumë artist kanë performuar ndërsa adhurues të birrave ju presin edhe dy ditë më shumë artisë dhe një ndejë deri në orët e vona të mëngjesit.
Në BeerFest do të përformojnë mbi 30 artistë dhe bende të ndryshme.
Sot, 10 korrik, pritet të përformojnë ‘’Pintat’’, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Yanyi Band dhe Biggby.
Beerfest Kosova 2023, është duke u mbajtur në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.
Sivjet adhuruesit e birrave do te kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat me te mira vendore dhe ndërkombëtare, te shijojnë edhe një program artistik.
Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 4 netët më radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra dhe pije tjera nga më të ndryshmet.
Duke u bazuar në edicionet e kaluara të “Beerfest Kosova”, interesimi i vizitueseve është shumë i madh në veçanti nga të rinjtë që e përbëjnë edhe mbi 60% të audiencës. Qejfi, argëtimi dhe momentet e paharrueshme janë pjesë e çdo edicioni. Komplet festivali do të ketë konceptin e “Green Festival” ku do t’I kushtohet rëndësi e madhe mbrojtjes së mjedisit si dhe do të jetë “Cashless”, pra pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylyk. Për më tepër, ky festival ka edhe këndin e ushqimit dhe pijeve jo alkolike që ju ofron vizitorëve zgjedhje te larmishme dhe gjithëpërfshirëse! Përveç muzikës, birrave dhe ushqimit, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore si: Board Games, Beer Pong dhe Beer Olympics.
IndeksOnline ju sjell pamje nga dy netët e para;