Befasi/ Agim Veliu merr pjesë në seancë për votimin e presidentit!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu sapo ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
Veliu do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ndryshe në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, që i bie gjithësej 80 vota.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./IndeksOnline/