Befasi dhe dramë, këto janë kombëtaret të cilat u eliminuan nga grupet e Botërorit
Faza e grupeve të Botërorit 2026 ka ardhur drejt fundit.
Dramë, befasi dhe emocione përcollën gjatë tërë ndeshjeve që u zhvilluan aty, ashtu siç di Botërori të dhurojë.
Pas 32 skuadrave që siguruan kalimin tutje, 16 prej tyre do të kthehen në shtëpi më herët.
Befasitë më të mëdha janë Çekia, Turqia, Uruguaji dhe Korea e Jugut ku pritej nga këto që të kalonin në grupe që u cilësuan si të “lehta” në letër për to.
Të tjerat kombëtare që u eliminuan janë Curaçao, Katari, Haiti, Tunizia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Iraku, Jordania, Uzbekistani, Panamaja, Skocia dhe Irani./IndeksOnline/

