22:41 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Befasi, ëndrra e Lewandowskit është Amerika

Robert Lewandowski dhe bashkëshortja e tij preferojnë Los Angelesin .

Duke folur për “Business Insider”, bashkëshortja e yllit të Bayern Munchen thotë se të dy shpresojnë të lëvizin në Los Anxhelos, përpara fundit të karrierës së tij.

“Mendoj se do të kalojmë ca kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ëndërrojmë Los Anxhelosin. Ky është vendi ku ne duam të zhvillojmë markat tona”, tha Anna.

Megjithatë çdo ndryshim mund të ndodh pas shumë sezoneve, pasi kontrata e sulmuesit nga Polonia me Bayernin skadon në qershor të viti 2021.

Sulmuesi 29-vjecar ka shënuar 13 gola në 13 paraqitje në Bundesliga këtë sezon./IndeksOnline/