16:30 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Befasi: John Terry rikthehet në Chelsea (Foto)

John Terry është rikthyer në Chelsea. Kapiteni i Aston Villas sot ishte i pranishëm në “Cobham” për t’iu nënshtruar disa testeve mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me David Luizin në dhomën e masazheve te Blutë e Londrës

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për rikthimin zyrtar të Terryt në “Stamford Bridge”. Ai po përballet me një lëndim në kyçin e këmbës, dhe për shërim ka gjetur doktorët e Chelseat./IndeksOnline