Befasi në EFL Cup, eliminohen Arsenali e Tottenhami

Mbremjen e sotme ka ndodhur e papritura në EFL Cup.
Arsenali dhe Tottenhami janë eliminuar qysh në 1/16 e finales, skruan IndeksOnline.
Topçinjët janë mposhtur në shtëpi nga Brightoni me rezultat 1-3.
Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Nketiahs, por vetëm pas shtatë minutave mysafirët barazuan rezultatin me ish futbollistin e Arsenalit, Dany Welbeck.
Brightoni në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola duke siguruar kualifikimin për raundin tjetër.
Kaoru Mitoma në minutën e 58-të dhe Tariq Lamptey në të 71-tin minutë shënuan për rezultatin 1-3.
Përveq Arsenalit, nga EFL Cup u eliminua edhe skuadra e Totenhamit, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Nottingham Forest.
Renan Lodi dhe Jesse Lingard shënuan golat e fitores brenda shtatë minutave (50′ dhe 57′)./IndeksOnline/