Befasi në FA Cup, këto janë përballjet çerekfinaliste

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e fundit të ndeshjeve të 1/8 së finales në FA Cup.
Manchester United ka mposhtur West Hamin me rezultat 3-1, kurse Burnley fitoi ndaj Fleetwood me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Mbrëmjen e sotme janë shënuar edhe dy befasi, ku Sheffield United ka eliminuar Tottenhamin duke e mposhtur me rezultat 1-0, ndërsa Grimsby fitoi si mysafire e Southamptonit me rezultat 2-1.
Tashmë janë kompetuar edhe katër ndeshjet çerkfinaliste të FA Cup, ku do të kemi këto përballje:
Brighton – Grimsby,
Sheffield United – Blackburn,
Manchester United – Fulhem dhe
Manchester City – Burnley./IndeksOline/