Befasi në “Old Trafford”, Wolves nxjerr pikë për herë të parë që nga tetori
Ka përfunduar ndeshja në “Old Trafford” mes Manchester Unitedit dhe Wolves.
Befasia e kësaj mbrëmje ishte rezultati i ndeshjes, që u mbyll 1-1.
Kjo është edhe pika e parë e fituar për Wolves, që nga ajo ndeshje ndaj Brightonit në tetor.
Golin për Unitedin e shënoi Zirkzee, ndërsa për Wolves ishte Krejqi që shënoi në fund të pjesës së parë.
Unitedi, e mbyll vitin në pozitën e 6-të me 30 pikë, ndërsa Wolves e fundit me vetëm 3 pikë./IndeksOnline/

