Befasi në Premierligë, Groß rikthehet te Brightoni
Mesfushori gjerman, Pascal Groß ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi.
Ai vendosi të kthehet në Premierligë, te ish-skuadra e tij Brighton and Hove Albion pas 2 vitesh.
Gjermani, nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Brightonin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Rikthimi i tij padyshim është një rikthim emocionues për “Pulëbardhat”, pasi që gjatë ecurisë së tij të parë ai ishte një idhull për tifozët.
Në Dortmund, ai bëri rreth 66 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe 17 asiste që kur ju bashkua në vitin 2024./IndeksOnline/

