Befasi! Pas Ernest Muçit, Trabzonspori arrin marrëveshje me portierin “dështak” të Manchester Unitedit

Skuadra turke, Trabzonspor është duke bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton gazetari i famshëm, Fabrizio Romano – klubi turk ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për huazimin një vjeçar të portierit, Andre Onana, shkruan Indeksonline
Onana është pajtuar me kushtet e ofruara dhe pritet që karrirën ta vazhdoj në Superligën e Turqisë.
Kujtojmë që Trabzoni sot arriti marrëveshje edhe me sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi./Indeksonline/
