Befasi, pensionohet futbollisti Mentor Mazrekaj
Ish futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Mentor Mazrekaj i ka dhënë fund karrierës së futbollist.
Lajmin e ka publikuar vetë futbollisti në rrjetet sociale, duke treguar edhe arsyen.
Mazrekaj për karrierën e shkurtër e ka fajësuar vetën, pasi sipas tij shpesh nuk ka qenë profesionist.
Njoftimi: Miqtë e mirë sot kam marr vendimin me te vështir deri me tani ne jetën time nga sot kam vendosur mos te luaj me futboll.
Mos profesionalizmi i duhur gabimet e shumta ne karrierë si dhe lëndimet me shtyn te marr ketë vendim.
I falenderoj te gjith ata qe ju ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar me lojën time i falënderoj edhe ata qe sju ka pelqyer loja ime. Me respekt ju falënderoj per çdo emocion qe kemi kaluar se bashku ju do shumë M.M.14.

Mazrekaj ka luajtur në skuadrat kosovare si Prishtina, Fushë Kosova, 2 Korriku e Ferizaj, kurse në Shqipëri u paraqit te Partizani.