75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Befasi te Barcelona, ky trajner vjen në vend të Koemanit?

Skuadra e Barcelonës pritet që gjatë verës të ndërroj trajner.

Ashtu siç shkruan Agjensia e Lajmeve ‘News’, Ronald Koeman do të largohet në fund të këtij sezoni dhe në vendin e tij do të vijë, Ralf Ragnick.

Ish-trajneri i RB Leipzig, më pas përgjegjësi i sportit dhe zhvillimit të futbollit është i lirë të marrë një aventurë të re.

Kujtojmë që gjermani ka qenë shumë afër Milanit verën e kaluar, por operacioni ka dështuar në momentet e fundit./IndeksOnline/