Befasia e ditës, De Zerbi zyrtarisht largohet nga Brightoni

Skuadra e Brightonit ka njoftuar publikun për largimin e trajnerit, Roberto De Zerbi në fund të këtij sezoni.
44-vjeçari do të largohet nga skuadra angleze edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2026, shkruan Indeksonline
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi nga Premier League përmes rrjeteve sociale.
De Zerbi gjatë këtij sezoni si trajner me Brightonin zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat, arriti 19 fitore, 13 barazime dhe 17 humbje.
“Jam i trishtuar që po largohem, por jam krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kemi arritur”, u shpreh De Zerbi.
Nuk dihet se ku do të shkoj trajneri italian, por një gjë e sigurt është se ai ka oferta të jashtëzakonshme në tavolinë. Duke përfshi këtu skuadrat si, Manchester United, Bayern Munchen dhe AC Milan./Indeksonline/
🚨🇮🇹 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Roberto De Zerbi will LEAVE Brighton at the end of the season! 👋😳
— EuroFoot (@eurofootcom) May 18, 2024
The match against Manchester United tomorrow is his final game. WOW. pic.twitter.com/auJNb7Ub4A