Befasia e Liverpoolit për djaloshin e sëmurë, është vërtetë emocionuese

Liverpooli gjatë ditës së sotme publikoi një video emocionuese në “X”.
Lojtarët e Liverpoolit, së bashku me trajnerin Arne Slot vizituan tifozin 6-vjeçar, Isaac i cili vuan nga sindroma Wolf-Hirschhorn.
Tifozi i vogël, pati mundësinë të kalonte një ditë me lojtarë të skuadrës angleze si Van Dijk dhe Salah dhe, përveç kësaj, të hidhej në fushë me të gjithë ata në ndeshjen kundër Manchester Cityt.
The six-year-old singing Kopite that captured our hearts ♥️
— Liverpool FC (@LFC) December 25, 2024
Here’s how Virgil van Dijk and Mo Salah surprised Isaac at his school and made sure he created unforgettable memories 🥰 #RedTogether pic.twitter.com/fVMGHxlj8h
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara të Kombeve të Bashkuara, e cila u festua më 3 Dhjetor, Liverpooli dëshironte të bënte këtë aksion në mënyrë që Isaac i vogël dhe familja e tij të kenë një kujtim të pashlyeshëm përgjithmonë./IndeksOnline/