Befasia e mbrëmjes/ Sportingu po e “demolon” Cityn

Në stadiumin e kryeqytetit Lisbonë po luhet ndeshja Sporting – Manchester City.
Nikoqirët janë shndërruar në ilaç për “Qytetarët” e pamposhtur, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Lumturia e Cityt u shua shpejt, aq sa i shpejt ishte goli i vetëm i kësaj skuadre: Foden në minutën e 4-të.
Gyokeres barazoi rezultatin në minutën e 38-të, për të shkuar në pushim të pjesës së parë me këtë rezultat 1:1.
Por, Sportingu vendosi të zbarkojë fuqishëm në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë, brenda 3 minutash.
Araujo shënoi në minutën e 46-të për 2:1, e më pas Gyokeres në minutën e 49-të, nga pika e bardhë.
Rezultati aktual i ndeshjes: Sporting 3:1 Manchester City./IndeksOnline/