Befasia e merkatos, Dani Alves paralajmëron rikthimin tek ish-skuadra!

Befasia e merkatos së janarit duket se do të jetë rikthimi i Dani Alvesit në futbollin evropian.
Futbollisti brazilian ka publikuar një postimi ku ka paralajmëruar rikthimin tek Sevilla, transmeton Indeksonline.
“Siç thonë: Djali i mirë rikthehet gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar Alves duke ia bashkangjitur një fotografi gjatë kohës sa ishte pjesë e Sevillas.
Como dice el dicho: EL BUENO HIJO A CASA SIEMPRE VUELVE!
— Daniel Alves (@DaniAlvesD2) January 11, 2021
#?? pic.twitter.com/vCdMrWKzZA
Alves është ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit. 37 vjeçari për momentin luan tek ekipi i Sao Paulos.
Përveç Sevillës, Dani Alves ka luajtur edhe në ekipet si Barcelona, PSG dhe Juventus.
Alves periudhën më të mirë në karrierë e ka pasur sa ishte pjesë e Barcelonës./Indeksonline/