Befasia në Superligën e Basketbollit, Ponte Prizreni – trajneri Rifati: Rruga deri tek titulli e gjatë!

Prince Caffe Superliga e Basketbollit këtë sezon ka dhuruar shumë emocion dhe befasi të shumta.
Befasia më e këndshme këtë sezon në basketbollin kosovar padyshim është skuadra e Ponte Prizrenit, që për momentin gjendën në pozitën e dytë me pikë të barabarta me vendin e parë.

Në lidhje me këtë start fantastik, Indeksonline intervistoj trajnerin e Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati. Ai u shprehë se çelësi i këtij suksesesi deri më tani është harmonia në skuadër.

“Çelësi i suksesit është uniteti, puna dhe harmonia ne ekip, ku në masën e madhe këtë sukses ja drejtoj lojtarëve të cilët bënë maksimumin”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai shtoj se rruga deri tek titulli është e gjatë.
“Ne jemi favorit për titull duke pare cilësinë dhe kualitetin por rruga deri aty është e gjatë, synim po por me këmbë në tokë jemi”, u shprehë Rifati.

Trajneri i Ponte Prizrenit foli edhe për merkaton e skuadrës, ku tregoj se cilat janë planet e skuadrës.
“Transferimi më i ri do jetë Divine Myles tani të gjithë e dimë, të njëjtën kohe jemi në radar për një lojtar vendore cilësore që mbetet të vendoset këtë javë”, shtoj ai.
Rifati në fund tregoj se cili është qëllimi kryesor i skuadrës së tij.

“Qëllimi i skuadrës është që të jemi në pjesën e sipërme të tabelës, por tani me rezultate të mira na janë ngritur apetitet tona, por një gjë është e sigurt që do e bejmë realitet thënien e popullit tonë, e treta e vërteta, pasi për 3 vite jemi në Superligë. Mbetet për t’u parë”, përfundoj Arbnor Rifati.
Ponte Prizreni për momentin ka 19 pikë, 1 më shumë se Peja që gjendet në pozitën e tretë.
Ndeshja e ardhshme e Ponte Prizrenit është të martën kundër Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 13:00./Indeksonline/