75 Mall Live Search
09:23 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Befasohet Bruno, i vije motra nga Australia për ta takuar (VIDEO)

Gjatë spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, një ndër surprizat më të bukura ishte rezervuar për konkurrentin nga Shqipëria, Brunon.

Pas rrëfimit emocional që kishte ditë më parë, ndërsa kishte përshkruar lidhjen e ngushtë me motrën, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’ia sjellë pikërisht atë për vizitë në shtëpi.

Takimi ka përcjellë shumë emocione, ndërsa Bruno ka shpërthyer në lot gëzimi pasi e ka parë të motrën brenda hapësirave të shtëpisë.

Gjithsesi, për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.