Befasohet Dafina Zeqiri, fansja bën tatuazh pjesë nga refreni i këngës së saj
Kënga me titull ‘Kalon’ nga Dafina Zeqiri dhe Lumi B, padyshim se është një nga hitet më të mëdha të këngëtares.
Ajo është një këngë mjaft e dashur për publikun, shkruan Indeksonline.
Madje një fanse e kësaj kënge, ka shkuar aq larg, sa ka bërë tatuazh pjesë nga refreni i kësaj kënge.
“Hajt se kalon, koha krejt i shëron”, ka qenë tatuazhi që ka bërë një nga fanset, në pjesën e belit.
Kjo nuk është hera e parë që dashuria ndaj një kënge, skalitet përjetësisht nëpër pjesë trupore të fansave. /Indeksonline/
