11:24 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Befasohet publiku, këngëtari i njohur humb ndjenjat në skenë

Notis Sfakianakis, këngëtari i njohur grek me një karrierë të gjatë e të suksesshme, ka humbur ndjenjat ndërkohë që performonte në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë.

Teksa këndonte ai është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke frikësuar të gjithë publikun.

Stafi e ka larguar nga skena dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt ambienteve të spitalit.

Mediat greke kanë bërë me dije se gjendje e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar.