Befasohet Real, Lyon përgënjeshtron gjithçka
“L’Equipe” ka bërë të ditur në orët e kaluara se Ferland Mendy, lojtari 23-vjeçar i Lyon-it, kishte zhvilluar vizitat mjekësore për Real Madrid dhe se klubi spanjoll do ta zyrtarizonte futbollistin gjatë kësaj jave.
Tani ka ardhur përgënjeshtrimi. “Ndryshe nga sa thuhet në media, Lyon përgënjeshtron arritjen e një marrëveshje me Real Madrid për mbrojtësin Ferland Mendy”, shkruhet në deklaratën e klubit francez.
Një lajm i mirë për Juventus, Manchester City dhe PSG, gjithashtu të interesuara për lojtarin.
#Communiqué
— Olympique Lyonnais (@OL) June 4, 2019
L’Olympique Lyonnais dément un accord avec le Real Madrid pour un éventuel transfert de son défenseur international Ferland Mendy, contrairement à ce qui peut être relayé par certains médias. pic.twitter.com/VosYPMegPc