75 Mall Live Search
21:44 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / MSH1

Befasohet Sllovakia: Prifti përformon si DJ në hapjen e katedrales

Reverendi Guilherme Peixoto nxitoi të rregullonte setin e tij të DJ-së për një festival rinor që do të zhvillohej, kur kuptoi se kishte një mysafir në klipin hapës: Papën.

Peixoto, një prift dhe DJ 51-vjeçar me bazë në Braga të Portugalisë, u bë viral për setin e tij hapës në një katedrale në Sllovaki.

Skena ishte dramatike dhe  papritur, transmeton IndeksOnline.

Një katedrale gotike, një prift DJ, Papa.

Madje, shumë shikues pyetën nëse klipi ishte inteligjencë artificiale.

Përkundrazi, Peixoto tha se po kërkon lidhje me botën reale me talentin e tij.

Në një kohë izolimi social në rritje midis të rinjve të botës, Peixoto është optimist për fuqinë e muzikës elektronike, për të amplifikuar mesazhin e dashurisë së Zotit.