Befasohet Veseli, ky person e vizitoi sot në zyre
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është befasuar sot me një vizitë nga një person.
Ndonëse Veseli sot i duhej ta udhëheq seancën e Kuvendit ai për pak minuta u takua me Osman Zhitinë, babanë e heroit të kombit Afrim Zhitia.
I pari i legjislativit tha se me Bacën Osman është kënaqur muhabet.
Postimi i plotë:
Një befasi e këndshme sot në zyrën time. Baca Osman, babai i heroit Afrim Zhitia, erdhi për vizitë dhe u kënaqëm muhabet./Indeksonline/