75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Befasoi me klubin e ri, Sergio Ramos sonte do të debutojë në Meksikë

Sergio Ramos javë më parë ka befasuar me skuadrën e re.

38-vjeçari ka vendosur që ta vazhdoj karrierën në Meksikë, te skuadra e Monterrez, shkruan IndeksOnline.

Ish-futbollisti i Sevillas, Real Madridit dhe PSG-së, sonte pritet të bëjë debutimin zyrtar me skuadrën meksikane, në ndeshjen kundër Atletico San Luis.

Transferimi i Ramos është pritur shumë mirë nga tifozët e Monterrey, të cilët pritet të mbushin stadiumin sonte, me mbi 53 mijë shikusë të cilët do të jenë të pranishëm në tribuna.

Mbrojtësi spanjoll nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga data 26 maj 2024, kur luajti me Sevillan, kundër Barcelonës./IndeksOnline/