Befasojnë çifti i njohur: Nuk kemi kryer marrëdhënie deri në ditën e martesës!
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij modelja, Hailey Baldwin kanë qenë në fokus të mediave rozë që nga fillimi i marrëdhënies.
Por, në një intervistë që çifti i njohur ka realizuar për revistën e njohur ‘Vogue’ ata kanë folur më shumë rreth lidhjes së tyre dhe martesës duke befasuar kështu edhe me disa detaje personale, shkruan Indeksonline.

Këngëtari i njohur i cili është i përkushtuar ndaj fesë ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij, Hailey nuk kishin kryer marrëdhënie deri në ditën e martesës.

“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë” ka deklaruar Bieber.

Biber dhe Baldwin, të cilët vendosen bashkërisht që nata e tyre e parë të jetë ditën e martesës u kurorëzuan në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Nju Jork-ut./Indeksonline/